‘Po zhbëhen autoritetet lokale’, Petrit Vasili: Përfaqësuesit e qarqeve ‘kukulla’, të gjithë do të përgjigjeni individualisht

Publikuar tek: politike, më 12:13 05-08-2020 ‘Po zhbëhen autoritetet lokale’, Petrit Vasili: Përfaqësuesit e qarqeve ‘kukulla’, të gjithë do të përgjigjeni individualisht

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili në një deklaratë për shtyp është shprehur se Edi Rama do që të ndajë Shqipërinë në 4 vilajete.

Ai ka ka akuzuar qeverinë në pushtet se ata po shkelin mbi kushtetutën.

Ndër të tjera Vasili është shprehur se Rama po bën ligj të posaçëm për ‘Sultanik qesharak’, ndërsa i ka cilësuae si ‘kukull’ përfaqësuesit e pushtetit lokal.

Sipas Vasilit, Rama po bën veprime të kundër-ligjshme e do të përgjigjet për gjithcka.

“Edi Rama ka vendosur të ndajë Shqipërinë në 4 vilajete. Qeveria ka pushtuar pushtetin lokal. Rajonet i rrëmbejnë kompetencat qarqeve. Iu rrëmbëhet pushteti bashkive dhe qarqeve. Kufijtë e tyre nuk ndryshohen pa pyetur popullatën thuhej në ligj, ndërsa e ndryshoi atë me 69 vota, duke rrëmbyer kompetencat e pushtetit lokal. Projekti është i mjerë dhe i turpshëm. Edi Rama ka thyer ligjet.

Pushtuesit e pushtetit lokal janë një ushtri në shpartallim në ikje e mendojnë që të marrin cfarë të marrin me vete. Nxitimi i “pushtuesve” është shumë i madh. Pushteti lokal është zero, pasi gjithcka është në duar të kryeministrit. Kemi ca përfaqësues kukulla të pushtetit lokal, sepse kompetencat në ato detyra janë zero. Këto ndodhin, vetëm që të grumbullojnë milionat në duart e tyre. Të gjithë ata që votojnë këto ligje, do të përgjigjen për këto faje të rënda ndaj vendit. Po bëj një apel të qartë se cdo njëri propozus firmosur përfshirë dhe ata që kanë atribute përfaqësimi do të përgjiggjen individualisht për këto faje,” tha Vasili.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010422945022583
array(1) { ["section"]=> string(125) "po-zhbehen-autoritetet-lokale-petrit-vasili-perfaqesuesit-e-qarqeve-kukulla-te-gjithe-do-te-pergjigjeni-individualisht-216155" }