Podesta: Hillary Clinton nuk do kandidojë për presidente në 2020

Publikuar tek: bota, më 19:13 30-01-2019 Podesta: Hillary Clinton nuk do kandidojë për presidente në 2020 Ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton. Foto: Drew Angerer/Getty Images

Hillary Clinton nuk do të kandidojë për presidente të SHBA-ve në vitin 2020, bën me dije kryetari i fushatës së saj në një intervistë për CNN, duke mohuar zërat e ditëve të fundit.

“Ajo do të ishte një presidente e mrekullueshme, por ajo tha se nuk do të kandidojë për presidente”, tha John Podesta.

Ai tha se raportimet e Jeff Zeleny, ish raportuesit të CNN nga Shtëpia e Bardhsë, se ish kandidatja demokrate ka vendosur të mos mbyllë derën për zgjedhjet presidenciale të 2020, janë vetëm lajme për të ëmbëlsuar publikun.

Vetë Clinton, në një intervistë pak muaj më parë tha se do të dëshironte të ishte presidente, por  nuk ka dëshirë të garojë sërish.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039934158325195
array(1) { ["section"]=> string(70) "podesta-hillary-clinton-nuk-do-kandidoje-per-presidente-ne-2020-150937" }