Policia bën me dije se ditën e sotme një 23 vjeçar nga Pogradeci ka dalë nga rruga teksa drejtonte një motoçikletë pa kaskë.
Mësohet se 23 vjeçari është lënduar rëndë dhe po mer ndihmën e parë mjekësore në spital.
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.05.2017, jemi njoftuar se në afërsi të fshatit Leshnicë- Pogradec, shtetasi T.B, rreth 23 vjeç, banues në Pogradec, duke drejtuar pa kaskë, në rrugë dytësore një mjet motoçikletë ka dalë nga rruga.
Për pasojë ky i fundit, ka marrë lëndime dhe pas ndihmës së parë mjekësore në Spitalin e Pogradecit, është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Policia gjen rastin t'iu bëjë thirrje, gjithë drejtuesve të motoçiketave të përdorin kaskat mbrojtëse, me qëllim që të mbrojnë jetën e tyre dhe të respektojnë Kodin Rrugor!