Ditën e sotme policia e Pogradecit ka parandaluar një ngjarje tragjike.
Në fshatin Tushemisht, shtetasit A. P. 25 vjeç dhe G. Xh, 33 vjeç, banues në Pogradec, janë konfliktuar në rrugë, për motive të dobëta.
Pak konfliktit mësohet se 25 vjeçari ka shkuar në banesën tij fshatin Tushemisht për të marrë armën dhe më pas ka hyrë në një lokal për të kërkuar 25 vjeçarin.
Policia ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar konfliktin mes dy shtetasve, por 25 vjeçari me armë është larguar nga vendngjarja me shpejtësi.
Policia ka ngritur grupe kontrolli dhe po vijon punën për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes edhe dokumentimin e plotë të saj.