Policia e Pogradecit ka sekuestruar 16 kallëpe tritoli të fshehura në makinën e 28 vjeçarit Selajdin Lamlli.
28 vjeçari udhëtonte me automjetin tip “Fiat” me targa AA 469 FA, në momentin kur është arrestuar nga policia. Ai e kishte fshehur lëndën eksplozive në tuba plastikë poshtë sediljes së automjetit. Sipas policisë Lamlli kishte si qellim ti tregëtonte lëndët plasëse.
kallëpet e tritolit kanë qenë të gjithë të përgatitur, të pajisur me fitil dhe kapsolla. Policia e ka arrestuar në flagrancë 28 vjeçarin.