Në Lezhë gabitet një shtëpi, në Pogradec pronari dyqanit plagoset nga grabitësit

Publikuar tek: aktualitet, më 20:01 20-02-2015 Në Lezhë gabitet një shtëpi, në Pogradec pronari dyqanit plagoset nga grabitësit

Një tentativë për grabitje është regjistruar sot në qytetin e Pogradecit, ndërsa në Lezhë një banesë është grabitur nga persona të maskuar.

Dy persona të maskuar kanë tentuar të grabisin një dyqan por kanë hasur në rezistencën e pronarit.

Grabitësit kanë goditur me sende të forta pronarin, duke u larguar menjëherë nga vendngjarja. Për shkak të plagëve të marra, i plagosur është transportuar drejt spitalit të qytetit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia është duke punuar për identifikimin e autorëve të sulmit.

Ndërsa një tjetër rast grabitjeje mbrëmjen e sotme është shënuar në qytetin e Lezhës. Persona të maskuar kanë grabitur një banesë, në të cilën jetonte një grua 53 vjeç.

Gruaja fatmirësisht nuk është lënduar nga grabitësit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mjekët protestë para Kryeministrisë: Qeveria presion ndaj nesh, nuk do ndalemi
Dhuna policore në Korçë (Video)/ Tahiri shkarkon policët, Berisha: Janë çunat e krimit »
Article Logic
Execution time: 0.013846874237061
array(1) { ["section"]=> string(58) "pogradec-tentohet-te-grabitet-dyqani-dhunohet-pronari-3993" }