“Pokemon Go” mbërrin në Android dhe iOS, miliona shkarkime në pak orë por ja rreziqet e saj

Publikuar tek: bota, më 20:19 07-07-2016 “Pokemon Go” mbërrin në Android dhe iOS, miliona shkarkime në pak orë por ja rreziqet e saj

Një nga lojërat më të dashura për fëmijë por e preferuar edhe nga të moshat e tjera “Pokemon Go”, ka mbërritur më në fund të App Store dhe Google Play.

Vetëm pak orë pas lançimit, në dy platformat, Android dhe iOS, loja është shkarkuar nga disa miliona përdorues. Por ekspertët bëjnë thirrje që përdoruesit të tregojnë kujdes teksa luajnë me të.

Kjo pasi “Pokemon Go” luhet bazuar në realitetin e agumentuar, me fjalë të tjera, krijesat që duhet të kapni fshihen rreth zonës ku jetoni, në rrugë, ndërtesa publike, parqe dhe buzë liqeneve.

E ndërsa përdoruesve do t’iu duhet të ecin rrugës duke parë në ekranin e telefonit të tyre, rritet edhe shkalla e aksidenteve që mund të pësojnë.

Për këtë është e ndërgjegjshme edhe vetë kompania që ka prodhuar lojën, Niantic Labs, e cila ka vendosur një mesazh paralajmërues.

“Qëndroni të vetëdijshëm gjatë gjithë kohës për gjërat që ju rrethojnë”, lexon në brendësi të lojës.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034592151641846
array(1) { ["section"]=> string(94) "pokemon-go-mberrin-ne-android-dhe-ios-miliona-shkarkime-ne-pak-ore-por-ja-rreziqet-e-saj-45873" }