Polemikat për fituesen e Festivalit, reagon Alketa Vejsiu: E meritonte Elvana, mi kurseni akuzat (E plotë)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:50 23-12-2019 Polemikat për fituesen e Festivalit, reagon Alketa Vejsiu: E meritonte Elvana, mi kurseni akuzat (E plotë) Elvana Gjata - Alketa Vejsiu

Prezantuesja e Festivalit të 58-të të këngës në RTSH, Alketa Vejsiu, ka reaguar pas polemikave të shumta për fituesen e edicionit të këtij viti, dhe që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

E nxitur nga komentet e shumta, Alketa ka reaguar në profilin e saj, duke thënë se ajo që duhet të fitonte Festivalin ishte Elvana Gjata sepse kënga e saj ishte lajmi i këtij edicioni, zëri dhe energjia e rinisë që vallëzoi në një sallë të ngurtë, që bëri bashkë Shqipërinë, Kosovën dhe Diasporën.

“I uroj sukese Arilenes per fitoren! Sa me mbare per Shqiperine ne Eurovision! Por nuk mund te le pa falenderuar Elvana Gjaten! Ate qe u klikua ne 2 jave me shume se te gjithe, 3 milion e 500 mije here! Nuk mund ta mohoj qe kenga e saj ishte festa e ketij Festivali! Qe Elvana ishte lajmi i ketij edicioni, zeri dhe energjia e rinise qe vallezoi ne nje salle te ngurte, qe beri bashke Shqiperine, Kosoven dhe Diasporen! Garat shpallin fitues, por jo humbes; sepse hitet nuk vdesin kurre. Pas ketij Festivali qe e kam bere me shpirt, mund te them qe skam qene dhe sdo behem kurre pale me asnje juri, per asnje motiv”, shkruan ndër të tjera moderatorja Alketa Vejsiu.

Më tej, Alketa u kërkon fansave të mos e akuzojnë pasi ajo nuk kishte asgjë në dorë dhe nuk e kishte zgjedhur ajo jurinë.

“Besoj tek meritokracia dhe me vjen thellesisht keq qe ne platformen e ketij Festivali nuk munda dot ti jap ze, zerit te publikut! Me falni nese ju kam zhgenjyer! Kuptoj dhe respektoj ndjeshmerine tuaj! Mi kurseni akuzat ju lutem! Une nuk isha juria, dhe jurine se zgjodha une!

Elvana Faleminderit! Ti erdhe ne kete Festival sepse besove tek vizioni im! Ti s’kishe nevoje per gare per te konfirmuar ate qe je, sepse ti thjesht Je! Dhe per me teper ti duhet te ndihesh fituese sot sepse te 3 anetaret e jurise se Eurovision te kane dhene 18 pike. Ato 2 piket e Shqiperise, jam pa fjale!”, vijon moderatorja.

Por pavarësisht reagimit të saj, në komente fansa dhe ndjekës të shumtë vazhdojnë të replikojnë me të, ndërsa Alketa u thotë se ata duhet t’i kërkojnë llogari anëtares së jurisë që i dha 2 pikë Elvana Gjatës.

Screenshot_1.jpg

Screenshot_2.jpg

Screenshot_3.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bashkia e Durrësit miraton buxhetin e vitit 2020, ja sa para do të shkojnë për godinat e dëmtuara nga tërmeti
'Partia e Laertëve', ironia e Edi Palokës: Rama pallohet me kokainë, policia arreston Aleksandër Gjokën »
Article Logic
Execution time: 0.0123450756073
array(1) { ["section"]=> string(108) "polemikat-per-fituesen-e-festivalit-reagon-alketa-vejsiu-e-meritonte-elvana-mi-kurseni-akuzat-e-plote-190193" }