‘Polic ke qenë dhe polic ke mbetur’, Murrizi thirrje Ramës: Shkarkoje urgjentisht Lleshajn, këtë racist që përçmon vartësit e tij

Publikuar tek: politike, më 20:08 29-10-2020 ‘Polic ke qenë dhe polic ke mbetur’, Murrizi thirrje Ramës: Shkarkoje urgjentisht Lleshajn, këtë racist që përçmon vartësit e tij Fotomontazh

Ditën e sotme në parlament, pati një debat mes ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe deputetit Myslim Murrizi.

Gjatë shkëmbimit të toneve të ashpra, kur Murrizi i tha: Ik o Lesh andej..., ministri iu kthye: Nuk do fitosh pikë me polici. Polic ke qenë dhe polic ke mbetur.

Një deklaratë kjo jo e përshtatshme për një ministër i cili përdor profesionin e vartësve të tij për të fyer dikë.

Pak më herët ka reaguar dhe vetë Myslim Murrizi i cili i bën thirrje Ramës të distancohet nga kjo deklaratë dhe të shkarkojë menjëherë ministrin Lleshaj, të cilin e cilësoi si racist që përçmon vartësit e tij.

Nje sqarim per Sander Leshin

Do te isha shume krenare Sander te kisha qene POLIC dhe nuk e mare fyerje siç e perdor ne paturpesine Tende ti, qe je ministri i 14 mij POLICEVE

Te mbash uniformën e punonjësit të policisë së shtetit është nder dhe respekt, por nuk mendon kështu MInistri Përgjegjës për Policinë e Shtetit Sandër Lleshaj që sot në Parlament përdori fjalor fyes dhe diskriminues për mijëra uniforma blu që garantojnë rendin dhe sigurinë publike në Shqipëri.

Rama mban në qeveri një racist që urren vartësit e tij me zë dhe figurë mu nē mes të Patlamentit tē Shqipërisë dhe që i ruajnë kokën dhe familjen e tij 24/24.

Në çdo vend të BE pas këtij fjalori denigrues dhe fyes MB Lleshaj do ishte shkarkuar pa dalë nga salla e Parlamentit.

KM Rama duhet të distancohet urgjentisht nga kjo deklaratë e papërgjegjshme e MB Lleshaj dhe ta shkarkojë atë urgjentisht ndryshe turpi është i gjithë qeverisë që mban në tryezën e qeverisë një racist dhe një përçarës të bashkjetesës shembullore ndër shqiptarë nga veriu ne jug !

Ne 30 vjet demokraci kjo eshte deklarata me fyese qe nje minister mender-lepires qe ben ndaj varteseve te vet dhe atyre qe ai vete drejton dhe krekoset ne karriken e pushtetit.

Pres reagimin e KM per kete antare te kabinetit te Tij te huazuar ne transferte nga parardhesi i Tij qe urren deri ne rracizem vartesit e tij,ata qe duhet te gjejne tek ministri i tyre, mbrojtesin dhe kujdestarin e TYRE

JEP DOREHEQIEN SANDER LEPIRJA SE NUK MUND TE JESH ME DREJTUES I ATYRE QE URREN SI HISTERIK

PS: Une jam MJEK VETERINER Sander por Ju jeni shume larg te qenurit edhe pacient i profesionit tim te nderuar

Une kam mbaruar edhe Juridikun Sander ne vitet 1999-2004 ne kohen kur ju me lepirje projektonit ardhjen ne krye te ushtrise por qe nuk mjaftuan “qerasjet” servile qe u bere deputeteve te opozites kur ishe i derguar ne Gjermani nga pushteti dhe pastaj ndeje me perulesi zv i Gjeneral Gjunkshit

Une jam per here te dyte deputet Sander ndersa ju prej 30 vitesh kermill qe zvarritesh me lepirje

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasadorja Kim poston fjalimin e Pompeos: Shqipëria një mik i madh i SHBA-së, shembull për botën
'Për 7 vite kanë plaçkitur si barbarët', Grida Duma nxjerr videon: Ministrja të dalë e të zgjedhë se kujt do t’i japin shërbim për COVID »
Article Logic
Execution time: 0.010109901428223
array(1) { ["section"]=> string(131) "polic-ke-qene-dhe-polic-ke-mbetur-murrizi-thirrje-rames-shkarkoje-urgjentisht-lleshajn-kete-racist-qe-percmon-vartesit-e-tij-225706" }