Policët goditën 16 vjeçarin, reagon Basha: Akt i një frikacaku të dështuar, kjo është fytyra e shtetit të Edi Ramës

Publikuar tek: politike, më 11:47 16-05-2020 Policët goditën 16 vjeçarin, reagon Basha: Akt i një frikacaku të dështuar, kjo është fytyra e shtetit të Edi Ramës

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për dhunimin që iu bë një 16 vjeçari nga Policia e Shtetit, vetëm se kishte dalë për të bërë xhiro me biçikletë.

Basha thotë se dënon me forcë dhunën barbare ndaj të miturit, por shton se kjo është fytyra e shtetit të Ramës dhe oferta e tij e vetme për njerëzit.

Kryedemokrati akuzon Kryeministrin për krizën dhe vjedhjet e pronave të shqiptarëve, ndërsa shprehet se Edi Rama është e keqja e Shqipërisë dhe e njerëzve.

"Dënoj me forcë dhunën barbare ndaj një të mituri. Dhuna është fytyra e shtetit të Ramës, është oferta e tij e vetme për njerëzit. Ky është akti i një frikacaku të dështuar.
Kjo dhunë, kjo krizë, kjo vjedhje dhe batërdi me pronat publike, kjo padrejtësi ndaj shqiptarëve, kjo varfëri ekstreme ka vetëm një emër: Edi Rama. Ai është e keqja e njerëzve, është e keqja e Shqipërisë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0055990219116211
array(1) { ["section"]=> string(119) "policet-goditen-16-vjecarin-reagon-basha-akt-i-nje-frikacaku-te-deshtuar-kjo-eshte-fytyra-e-shtetit-te-edi-rames-206579" }