Policët rrugorë kapërcejnë murin

Publikuar tek: foto-e-dites, më 09:00 25-03-2015 Policët rrugorë kapërcejnë murin

Të gjitha fushatat ndërgjegjësuese për sigurinë rrugore të kalimtarëve, mbikalimet dhe rregullat që zbaton policia  i kanë hedhur poshtë. Këta dy efektivë të policisë rrugore janë shumë të lodhur për të ecur deri në mbikalimin a kryqëzimin më të afërt por i kanë rënë shkurt: kanë kapërcyer ndarjen e korsive. Kuptohet që në kësi rastesh forma e mirë fizike ua lejon kapërcimin shpejt e shpejt të murit dhe me këto hedhje vrasin dy zogj me një gur: edhe shkojnë shpejt në destinacion, por edhe u japin një model qytetarëve se si duhet kapërcyer muri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094728469848633
array(1) { ["section"]=> string(37) "policet-rrugore-kapercejne-murin-6855" }