Policët shmangin një ngjarje tragjike, në ndjekje të 23-vjeçarit SHQIPTAR... në makinë një VOGËLUSHE (DETAJE)

Publikuar tek: bota, më 16:41 20-02-2018 Policët shmangin një ngjarje tragjike, në ndjekje të 23-vjeçarit SHQIPTAR... në makinë një VOGËLUSHE (DETAJE)

Policia e Raguzës, natën e kaluar ndërmori operacionin "shtëpi të sigurta", me qëllim parandalimin e krimeve.

Ata pikasën një mjet tip “Fiat” teksa ecte me shpejtësi marramendëse dhe vendosën ta ndiqnin. Në makinë ishte një shtetas shqiptar me inicialet H.F., 23 -vjeç, i cili sapo vu re se ndiqej nga policia i dha gaz mjetit dhe zgjati dorën te dritarja duke flakur një qese brenda së cilës më vonë u konstatua se kishte 18 gram kokainë.

Pas një ndjekjeje të shkurtër, karabinerët italiane ndaluan makinën ndërsa u shokuan kur gjetën në sediljen e pasme një vajzë të vogël , 5 vjeçe, e terrorizuar e cila shpërtheu në lot. Sipas medieve italiane që raportojnë ngjarjen, vogëlushja ishte tepër e frikësuar dhe iu hodh në krahë njërit prej karabinierëve duke i kërkuar ta çonte në shtëpi. Vajza ishte e bija e kushëririt të shqiptarit të ndaluar dhe pas ngjarjes iu kthye babait të saj.

23-vjeçarit iu sekuestrua një qese plastike me 12 gram kokainë dhe 350 euro ndërsa nga kontrolli i ushtruar në banesë iu gjet edhe 18 gram kokainë dhe materiale të ndryshme për paketimin e drogës.

Falë aftësisë së tyre profesionale dhe shpejtësisë instiktive, operativët e Raguzës kanë shmangur atë që mund të përfundonte me një epilog tragjik.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013449907302856
array(1) { ["section"]=> string(110) "policet-shmangin-nje-ngjarje-tragjike-ne-ndjekje-te-23-vjecarit-shqiptar-ne-makine-nje-vogelushe-detaje-110885" }