Këto foto janë realizuar para pak minutash dhe tregojnë se si një polic në Gjirokastër e përvetëson dhe bllokon të gjithë qarkullimin e automjeteve.
Siç duket, polici ka parë ndonjë të njohurin a mikun e vet në makinë dhe ka bërë një dorë muhabet duke lënë pas makinat në rradhë. Te njëra foto duket një djalosh që kalon me çadër e pastaj një vajzë me çantë në shpinë. Gjatë këtij intervali kohe shohim që polici është sërish aty, duke u fjalosur për qejfin e vet ndërkohë që vargu i makinave shtohet.
Të tilla situata vetëm në Shqipërinë tonë të ndodh t’i shohësh. Ne urojmë që të paktën policit t’i ketë shijuar muhabeti.