Polici: Çfarë janë këto këtu brenda? Pasagjeri: Siguracioni shef... Por shikoni ç’ndodh më pas (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:39 16-01-2017

Arrestohet në flagrancë pasagjeri i cili iu ofroi punonjësve të policisë rrugore 3 mijë lekë të rinj, me qëllim që punonjësit e Policisë mos të plotësonin masën administrative për OASh për drejtuesin e automjetit i cili drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit.

Më datë 15.01.2017 Specialistët  e Seksionit Kundër  Korrupsionit kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-Fation Meta, 31 vjeç, banues në Mamurras.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” Tiranë, para Hotel “Dajti”, është konstatuar nga punonjësi i  Policisë Rrugore se mjeti tip Mercedes Benz me drejtues shtetasin G. H , 36 vjeç po kryente lëvizje  në mënyrë  të çrregullt në rrugë dhe pasi është ndaluar nga punonjësit e policisë i janë kërkuar dokumentat e mjetit dhe lejen e drejtimit, si dhe i është nënshtruar testit të alkoolit .

Pas kryerjes së dy testeve të alkoolit rezuktoi se drejtuesi i mjetit drejtonte mjetin  nën ndikimin  e alkoolit dhe për këtë do paraqitej në OASH.

Shtetasi Fation Meta i cili ishte dhe pasagjer i mjetit i ka ofruar punonjësit të policisë rrugore dy kartmonedha me prerje 2000 dhe 1000 lekë të reja, me qëllim që të mos gjobitej dhe të mos dilte në komision drejtuesi i mjetit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

-Dy kartmonedhat, ku njëra ishte  me prerje 2000 lekë dhe një me prerje 1000 lekë të reja.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Spekullimi i 'La Repubblica' mbi terrorizmin në Shqipëri, ministri Tahiri kërkon përgënjeshtrim: Dizinformim dhe gënjeshtër
Zjarri tek nënstacioni i Kasharit, OSHEE vijon punën për riparimin e fiderave të dëmtuar »
Article Logic
Execution time: 0.013240098953247
array(1) { ["section"]=> string(100) "polici-cfare-jane-keto-ketu-brenda-pasagjeri-siguracioni-shef-por-shikoni-c-ndodh-me-pas-video-65655" }