Polici e SHPËTOI nga MBYTJA! Zbulohet e vërteta e videos në Vlorë, Berisha tha se e dhunuan

Publikuar tek: aktualitet, më 16:46 16-04-2020 Polici e SHPËTOI nga MBYTJA! Zbulohet e vërteta e videos në Vlorë, Berisha tha se e dhunuan

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një video ku denoncon një polic dhe thotë se "nuk e ka trajtuar siç duhet një qytetare nga Vlora".

 berisha.jpg

Berisha ka bërë edhe thirrje për mosbindje civile dhe për t'u ngritur në të gjitha format e protestave.

Mirëpo si qendron e vërteta e videos së publikuar nga ish-kryeministri?

Pamjet e postuara në facebook nga Berisha, nuk janë të plota, por vetëm një pjesë e gjithë ngjarjes në bregdet.

Mesditën e sotme, një grua është futur me rroba në det, duke tentuar t'i japë fund jetës, por fatmirësisht është nxjerrë nga polici. Më pas asaj i janë afruar të dy policët, ndërkohë ajo është "shembur" në tokë pa ndjenja.

Berisha ka publikuar vetëm momentin kur gruaja bie pa ndjenja, duke e akuzuar pa të drejtë efektivin e policisë, me pretendimin se e ka dhunuar.

Njoftimi i policisë

Punonjësi i Policisë ndërhyn dhe shpëton një grua, e cila tentoi të vetëmbytej në det. Punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë që kryenin shërbimin në zonën e Ujit të Ftohtë, Vlorë, kanë konstatuar një shtetase që ishte futur në ujë dhe po lëvizte në drejtim të thellësisë së detit. Menjëherë, njëri nga punonjësit e Policisë, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Vlorë është futur në ujë dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e 40-vjeçares në anë të detit dhe ka njoftuar autoambulancën për ta shoqëruar për në spital. Në momentin që punonjësi i Policisë e ka nxjerrë nga uji, zonja ka tentuar sërish të futet në ujë dhe punonjësi i Policisë është munduar që ta ndalojë, por zonjës i ka rënë të fikët. Punonjësit e Policisë e kanë dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës dhe pas ndihmës së parë mjekësore, 40-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dyshohet si vrasësi i Santiango Malkos, policia jep detaje për arrestimin e Ilir Selmanit (VIDEO E PRANGOSJES)
Bashkia e Tiranës ndihmon 19 mijë familje me paketa ushqimore e shërbime »
Article Logic
Execution time: 0.013836145401001
array(1) { ["section"]=> string(96) "polici-e-shpetoi-nga-mbytja-zbulohet-e-verteta-e-videos-ne-vlore-berisha-tha-se-e-dhunuan-202852" }