Polici hedh në ajër hajdutin duke e përplasur me makinë. Hajduti ndodhet në qeli, polici i lirë

Publikuar tek: bota, më 10:14 16-04-2015

Në Arizona është regjistruar një video e cila po trondit mbarë komunetitn. Një oficer policie është regjistruar në kamera teksa me shpejtësi ngjit makinën në trotuar dhe godet hajdutin i cili dyshohej se ishte i armatosur. Goditja e hodhi hajdutin disa metra në ajër dhe ai përfundoi në spital por për fat të mirë mundi të mbijetojë.

Zyrtari Michael Rapiejko përplas makinën e tij tek i dyshuari Mario Valencia, 36vjeç, i cili është akuzuar për vjedhjen e një pushkë, vjedhjen e një dyqani dhe për  të shtëna ndaj një polici me armë zjarri.

Valencia është dërguar në gjendje të rëndë në spital por pas dy ditësh qëndrimi atje, është çuar në qeli. "Është mrekulli që klienti im është gjallë”, tha avokati i tij.

Oficeri është liruar nga detyra pasi ndërhurja është cilësuar si e fortë, ndërkohë që i burgosuri vazhdon të qëndrojë në qeli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023387908935547
array(1) { ["section"]=> string(98) "polici-hedh-ne-ajer-hajdutin-duke-e-perplasur-me-makine-hajduti-ndodhet-ne-qeli-polici-i-lire-8853" }