Polici hero vrapon 1 km me 9 kilogram bombë në dorë larg shkollës me 400 nxënës (Video)

Publikuar tek: bota, më 15:44 28-08-2017 Polici hero vrapon 1 km me 9 kilogram bombë në dorë larg shkollës me 400 nxënës (Video)

Një polic i vetëm është filmuar duke vrapuar disa qindra metra teksa në shpatulla mbante një bombë të gjetur pranë një shkolle.

Ngjarja ka dodhur në një fshat të Indisë, ku pranë shkollës me 400 nxënës u zbulua bomba 9 kilogram që mund të kishte shkaktuar tragjedi në rast se shpërthente.

Polici Abhishek Patel që u ndodh në vendngjarje, vendosi të kryente veprimin e parë që i erdhi në mendje. Të largonte sa më shpejt bombën me rreze shpërthimi 500 metra nga ambientet e shkollës.

ergtetrh5thj5h5gh.jpg

Kështu ai vendosi ta marrë në dorë dhe nisi të vrapojë.

“Doja ta çoja sa më larg bombën, për të pakësuar dëmet kolaterale në rast se shpërthente”, tregon ai.

Tashmë policia po heton për të gjetur origjinën e bombës dhe kush mund ta ketë lënë aty.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthen hepatiti A, 14 të vdekur në këtë qytet
Përplasja e luftanijes, gjenden trupat e 10 marinsave amerikanë (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.0094621181488037
array(1) { ["section"]=> string(91) "polici-hero-vrapon-1-km-me-9-kilogram-bombe-ne-dore-larg-shkolles-me-400-nxenes-video-90436" }