Sot, gjatë takimit elektoral të Edi Ramës në Vlorë është fotografuar punonjësi i policisë Memo Çela me kapelën e PS në kokë, i cili mendohej se i është bashkur thirrjes së kryeministrit ndaj policisë së shtetit të bërë disa ditë më parë.
Lidhur me pjesmarrjen e Çelës dhe lajmet e publikuara në media ka reaguar menjëherë Ministria e Punëve të Brendshme e cila sqaron se Çela nuk është më pjesë Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në MPB që prej muajit Janar 2017, pasi ka dalë në pension.
Njoftimi:
Lidhur me lajmin e publikuar në disa media online ku pretendohet pjesëmarrja e një punonjësi të SHÇBA në një takim elektoral, Ministria e Punëve të Brendshme sqaron se: Zoti Memo Çela që shfaqet në foto në fushatë në Vorë, nuk është pjesë e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në MPB që prej muajit Janar 2017, pasi ka dalë në pension.