Polic Kol Frakusha duket se nuk ka qenë në krye të detyrës dje në mbrëmje kur Tirana u paralizua nga vetëm 5 centimetra borë.
Ai ka braktisur punën për të shijuar rreshjet e rralla të borës për kryeqytetin, si shumë qytetarë të tjerë, por së bashku me vëllain e tij ka sfiduar temperaturat e ulëta, dhe pjeshkat, duke dalë pa bluza.
“Pjeshkat përdorin programe që heqin rrudhat, çunat përdorin programe që heqin xhupat :P Me vllain nje foto në borë se s'dihet kur do bierë sërisht në Tiranë...Hera e fundit që e mbaj mend si sot kur ika ne Belgjikë me not, ka qënë 7 Prill 2003”, shkruan aktroi i Portokallisë, Florjan Binaj në Facebook-un e tij zyrtar. /Newsbomb.al