Policia e Tiranës ka zbardhur detajet e para lidhur me incidentin e ndodhur ditën e sotme në urgjencën e pediatrisë së QSUT-së në Tiranë.
Një prind polic nxorri armën e shërbimit që mbante me vete dhe shkaktoi panik te të pranishmit, përfshirë edhe fëmijë pas sherrit me dy prindër të tjerë për radhën e vizitave.
Sipas policisë në konflikt janë përfshirë 3 prindër. A.C, punonjës policie private nxorri pistoletën pas sherrit me dy prindrit A.Sh dhe D.F , pasi këto të fundit kanë tentuar të hyjnë te mjeku pa radhë, por nuk ka qëlluar.
Tre personat u shoqëruan në komsiariat për të sqaruar rrethanat.