Polici rreh barbarisht gruan shtatëzënë, ishte në muajin e saj të 9-të

Publikuar tek: bota, më 09:13 09-04-2015

Deana Robison është një nënë 38 vjeçare e cila ka rënë pre e dhunës së një polici barbar në Teksas.

Oficeri i policisë e ka goditur gruan disa herë me grushta në një kohë që ajo ishte në muajin e nëntë të shtatëzanisë. I gjithë komuniteti i Teksasit është vënë në alarm ndërkohë që organet hetimore kanë marrë si provë materiale videon e cila po bën xhiron e botës dhe përmban pamjet filmike ku tregohet qartësisht se si oficeri godet me grushta një nënë shtatëzanë, që për më tepër i kishte duart e lidhur me pranga dhe nuk kishte mundësi për t’u vetëmbrojtur. Gruaja rrezikoi abortin pas kësaj.

Ndaj oficerit ka nisur menjëherë një hetim që mund t’i kushtojë jo vetëm vendin e punës por edhe vitet të tëra burg.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071451663970947
array(1) { ["section"]=> string(74) "polici-rreh-barbarisht-gruan-shtatezene-ishte-ne-muajin-e-saj-te-9-te-8192" }