Polici sherr me blogerin publikisht me fjalor ofendues, reagon Olti Curri: Ja ç'më tha drejtori i policisë në telefon

Publikuar tek: aktualitet, më 11:51 22-08-2017 Polici sherr me blogerin publikisht me fjalor ofendues, reagon Olti Curri: Ja ç'më tha drejtori i policisë në telefon

Plas sherri në rrjetin social facebook mes blogerit të njohur Olti Currit dhe një punonjësi policie.

Sipas denoncimit të vetë Oltit në fanpage-in e tij, djali që mban veshur uniformën e policisë është nipi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Ky i fundit i është vërsulur me një lumi sharjesh dhe ofendimesh, pas thirrjes së Currit ndaj policisë së shtetit kundër krimit informatik lidhur me skandalin e publikimit të mesazheve private të aktores së 2XL Eljona Pitarka.

Punonjësi i policisë së komisariatit numër 4 në Tiranë, Emiljano Vasha i është kundërpërgjigjur blogerit me fjalë fyese duke e cilësuar atë një obez, trashaluq dhe pseudoanalist për çeshtjet e moralit.

Por, nga ana tjetër edhe reagimet e Oltit nuk kanë munguar në çdo replikë të tij dhe shkruan: “Ai lume sharjesh per mua erdhi pasi permenda policine dhe ai deshi te mbroje edhe pse me ofendime koleget, madje nuk i behej vone per keto ofendime publike, por jo. Thjesht sipas mesazheve qe erdhen inbox mesova se ai eshte nipi (familjar) i Drejtorit te Pergjithshem te Policise Z.Haki Çako...Kjo i sqaron te gjitha. Emiljano ti je me i miri, je polici shembullor, polici qe duam, une jam obez ti je yll, rrofte meritokracia... P.S. Sqaroje Hakiun qe obez e kishe per mua”.

 

Replikat në publik mes blogerit dhe punonjësit të policisë kanë qenë të vazhdueshme që prej ditës së djeshme, të cilat i gjeni si mëposhtë:

 

ol.jpg

1.jpg

 

 

 

20992884_1884631198220991_6089998819893538930_n.jpg

 

20993887_1884631814887596_7274627981213659114_n.jpg

 

 

20994018_1884631541554290_6172417430684561333_n.jpg

 

PEZULLIMI 

Menjëherë pas publikimit të mesazheve ofenduese nga ana e blogerit, ndaj policit të komisariatot numër 4 nëTiranë janë marrë masa administrative duke e pezulluar menjëhëre nga detyra. 

Olti Curri i kontaktuar nga newsbomb.al u shpreh: “Po u kontaktova nga drejtori i policisë Haki Çako, i cili më tha se fjalori i përdorur nga oficeri i policisë kalon etikën e komunikimit të një punonjësi policie dhe ndaj tij është marrë masa e pezullimit. Drejtori i Policisë konfirmoi partneritetin e policisë së shtetit me mediat dhe etikën që duhet të kenë punonjësit e policisë dhe kjo është një shenjë e mirë e reagimit të menjëhershëm të strukturave ndaj personave që duan të cënojnë figurën dhe dinjitetin e policit”. 

 

 

  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024854898452759
array(1) { ["section"]=> string(121) "polici-sherr-me-blogerin-publikisht-me-fjalor-ofendues-reagon-olti-curri-ja-c-me-tha-drejtori-i-policise-ne-telefon-89805" }