Ndodh që aksidentin mes makinave ta shkaktojnë edhe vetë policët. Sikurse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqëzimin te 21 dhjetori. Mapo.al sjell foton e momentit të aksidentit, ndërkohë që të gjithë kanë dalë nga makinat.
Në fakt ka qenë polici i trafikut, i cili pavarësisht se kishte një semafor të kuq, i ka dhënë përparësi një ambulance që po kalonte me urgjencë. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, për të parë sesa shumë janë dëmtuar mjetet, por edhe nëse ka dëme në njerëz, lëndime të lehta.