“Polici shkodran” denoncon te Berisha: Krimi në mes të qytetit që është fshehur nga policia

Publikuar tek: aktualitet, më 20:50 13-02-2020 “Polici shkodran” denoncon te Berisha: Krimi në mes të qytetit që është fshehur nga policia Foto ilustruese

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon djegien e dy makinave në qendër të Shkodrës, ngjarje që sipas tij është fshehur nga policia.

Berisha ka publikuar mesazhin e një personi që pretendon se është polic në qytetin e Shkodrës. Ai thotë se dy makinave tip “Golf” u është vënë zjarri disa ditë më parë në mes të qytetit, dhe i përkasin personave që japin para me fajde.

Denoncimi i Berishës:

Në Shkodër digjen dy makina. Narkopolicia fsheh krimin.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershnetje doktor

Jam brenda rradhve të policis shkodër dhe imagjinojeni vet se ku ka shku puna kur ne skena fuqi dhe detyrohena me denoncu vedin te ju. Dje u gjuajten me arm ne qender tShkodres kurse jo ma larg se nji nat perpara 2 makinave ju asht vu flaka te Kinemaja. Te lutem bani kto pytje drejtusave tpolicise Shkoder.

Dy makinat golf a jane djeg te kinemaja ne mes te nates.

A ka shku policija e shkodres dhe a i kane fsheh gjurmet.

A jane ne pronesi te njerzve qe japin fajde nShkoder dhe kush i ka vu zjarrin?

A e mbajten tfsheht drejtuesit e policis dhe a kane marr lekt per kyt pune?

Informacjoni asht 100% i sigurt se ka pas njerz qe e kane pa skenen lajv nga ballkonet e pallatave

Anonim te lutem se me hekun prej punet”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071589946746826
array(1) { ["section"]=> string(95) "polici-shkodran-denoncon-te-berisha-krimi-ne-mes-te-qytetit-qe-eshte-fshehur-nga-policia-195115" }