Polici shkoi ta qetësonte por ai e goditi dhe i grisi uniformën, Gjykata jep vendimin për avokatin Gjergj Neli

Publikuar tek: aktualitet, më 09:06 29-10-2020 Polici shkoi ta qetësonte por ai e goditi dhe i grisi uniformën, Gjykata jep vendimin për avokatin Gjergj Neli Avokati Gjergj Neli

Gjykata e Lezhës ka vendosur që avokati Gjergj Neli të hetohet në gjendje të lirë, dhe është lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Neli u arrestua dy ditë më parë nga Policia pasi gjatë një konflikti me një banor të Lezhës, qëlloi me grushta dhe i grisi uniformën një efektivi që shkoi ta qetësonte.

Avokati është njohur me masën e sigurisë në dhomën e spitalit ku po merr mjekim, pasi u ndje keq në ambinetet e paraburgimit dhe pak orë pas arrestimit, u dërgua në spital. Ai shfaqi probleme me zemrën.

Sipas Policisë, të martën në sallën operative kishte mbërritur një telefonatë për një konflikt, dhe menjëherë drejt vendit dhe adresës së dhënë kanë shkuar efektivët. Ata kanë parë avokatin dhe bashkëshorten e tij që po konfliktoheshin me një person tjetër. Policët kanë ndërhyrë për të qetësuar çiftin Neli dhe për t’ë ndalur sherrin, por avokati ka bërë rezistencë.

Madje, Gjergj Neli ka goditur me grusht dhe i ka grisur uniformën një efektivi, duke bërë që të ata ta arrestonin menjëherë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Goditën me sende të forta dhe bënë për spital 56-vjeçarin, arrestohen 4 persona në Vlorë
I akuzuar për falsifikim dokumentash, Gjyqtari Luan Daci do të përballet me të shkarkuarit nga vettingu »
Article Logic
Execution time: 0.012392044067383
array(1) { ["section"]=> string(116) "polici-shkoi-ta-qetesonte-por-ai-e-goditi-dhe-i-grisi-uniformen-gjykata-jep-vendimin-per-avokatin-gjergj-neli-225596" }