Polici tërhoqi zvarrë gazetarët, reagon Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:46 26-05-2017 Polici tërhoqi zvarrë gazetarët, reagon Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Dhuna e ushtruar ndaj grupit të xhirimit të emisionit investigativ “Stop” në tv Klan ka ngjallur reagimin e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

UGSH e konsideron të papranueshme sjelljen e punonjësit të policisë së shtetit dhe thekson se ky është një rast që konfirmon se marrja e informacionit në institucionet publike mbetet thuajse e pamundur.

REAGIMI I UGSH

Dhuna policore e papranueshme ne cdo rast

Deklarate e UGSH ndaj sjelljes se dhunshme te punonjesit te Policise se Shtetit mbi reporteren e emisionit investigativ "Stop"

Tirane me 26.05.2017

Unioni i Gazetareve Shqitare e konsideron te papranueshme dhunen e ushtruar mbi gazetaren e emisionit investigativ Stop, nga nje punonjes i Policise se Shtetit ne mjedisin hyres te Institutit te Fizikes Berthamore. Sjellja e punonjesit te Policise, komunikimi dhe gjithe sekuenca e dialogut me reporteren flasin qarte per nje demonstrim dhune dhe pengimi ne misionin per komunikim me perfaqesusesit e institucionit.

UGSH shpreh solidaritetin me kolegen kembengulese dhe kerkon nga autoritetet e larta te Policise se Shtetit qe perfaqesuesve te tille me uniforme t'u tregojne vendin duke i njohur me detyrimin ligjor dhe ate etik. Ky rast nxjerr ne pah edhe realitetin e pamundesise per informim te lire prane institucioneve publike ne vend.

UGSH konfirmon mbeshtetjen dhe solidaritetin me kolegen e emisionit Stop.

Zyra e shtypit

Unioni i Gazetareve Shqiptare. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Majlinda Andrean, kur jepet vendimi final
Ndodh vetëm në Vlorë, policia gjen parcelë me kanabis dhe deklaron: Paskan mbirë vetë! »
Article Logic
Execution time: 0.013150930404663
array(1) { ["section"]=> string(74) "polici-terhoqi-zvarre-gazetaret-reagon-unioni-i-gazetareve-shqiptare-80040" }