Policia ka ushtuar kontroll përreth 30 minuta në banesën e deputetit Tom Doshi. Në momentin e kontrollit të shtëpisë nuk ndodheshin të pranishëm fëmijët e deputetit, ndërsa Doshi është arrestuar aty nga policia.
Sipas asaj që mëson Newsbomb.al, policia ka ushtruar kontroll të imtësishëm në banesë ndërsa ka sekuestruar kompjuterin, usb-në dhe disa sende të tjera të deputetit. Ndërkohë, sipas avokatëve policia nuk kishte vendim për kontrollin e banesës, duke e konsideruar atë të jashtëligjshëm.
Doshi dhe deputeti tjetër Mark Frroku janë arrestuar pasditen e sotme, pas miratimit të kërkesës së Prokurorisë së Përgjitshme në seancën plenare të Kuvendit.
Lexo edhe: