Policia aksion gjatë natës, arrestohen 5 persona në Tiranë (DETAJE-VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:15 17-03-2018 Policia aksion gjatë natës, arrestohen 5 persona në Tiranë (DETAJE-VIDEO)

5 drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë natës pas kontrolleve të Policisë Rrugore në Tiranë.

Mes të arrestuarve është edhe një 63-vjeçar i cili, pasi aksidentoi për vdekje një person u largua nga vendi i ngjarjes.

Policia sqaron se bëhet fjalë për:

1 i arrestuar pa leje drejtimi.

13 Leje Drejtimi per shpejtesi tej normave te lejuara.

12 Leje Drejtimi te pezulluara nen ndikimin e alkolit.

5 masa administrative per gara ne shpejtesi

Keto jane rezultatet e kontrolleve me Drager e Radar deri ne keto momente.

Ndonese pikat e kontrollit te Policise Rrugore te Tiranes jane prezent ne te gjithe qytetin dhe jashte tij, duke ushtruar kontroll çdo fundjave, akoma vazhdon te jete shqetesues fenomeni i vetebesimit te tepruar qe manifestojne drejtuesit e mjeteve rrugore edhe kur konstatohen nen efektin e alkolit ne nivele si 0.97 mg/l, 0.83 mg/l, 0.77 mg/l, 0.59 mg/l etj

Shtetasi me iniciale E.K vjec 28 u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit ne masen testi i pare 0.75 mg/l testi i dyte 0.77 mg/l

Shtetasi me iniciale O.H vjeç 39 u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit ne masen, testi i pare 0.65 mg/l, testi i dyte 0.71 mg/l

Shtetasi me iniciale M.M vjec 63 duke drejtuar mjetin e tij ne nje rruge Interurbane dytesore aksidentoi nje kembesor te moshes 29 vjec, largohet nga vendi i aksidentit pa i dhene ndihme te plagosurit dhe pasi identifikohet e kapet nga Policia Rrugore bashke me mjetin qe kishte shkaktuar aksidentin, verifikohet nen efektin e alkolit ne masen testi pare 0.59 mg/l, testi i dyte 0.59 mg/l.

Shtetasi me inicialet K.N vjec 18 u konstatua duke drejtuar motomjet i papajisur me leje drejtimi.

Shtetasi me inicialet R.M vjec 56 u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit testi i pare 0.83 mg/l testi i dyte 0.97 mg/l

Shtetasi me inicialet A.R vjec 22 u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit ne masen testi i pare 0.51 mg/l testi i dyte 0.53 mg/l.

Policia Rrugore do vijoje kontrollet intensivisht e sistematikisht cdo dite te javes e ne fundjave me qellim parandalimin e aksidenteve rrugore.

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PAMJET, si u arrestua nga efektivët civilë Fran Frrokaj, kryebashkiaku nuk kishte dijeni, e morën në ZYRË dhe...
TRAFIKANTËT shqiptarë po pushtojnë Europën, lidhjet me BOSËT e krimit në VEND »
Article Logic
Execution time: 0.012332916259766
array(1) { ["section"]=> string(77) "policia-aksion-gjate-nates-arrestohen-5-persona-ne-tirane-detaje-video-113544" }