Policia aksion në Durrës, bllokon një Ferrari dhe një Range Rover

Publikuar tek: aktualitet, më 18:20 14-09-2018 Policia aksion në Durrës, bllokon një Ferrari dhe një Range Rover Foto ilustruese

Policia e Durrësit ka bllokuar dy makina luksoze, pasi rezultonin të vjedhura nga jashtë shtetit.

Bëhet fjalë për një makinë të tipit “Ferrari”, në zotërimin e 30-vjeçarit me iniciale M.H., por që pas një kontrolli rezultoi e vjedhur në Itali.

Ndërsa, makina tjetër e bllokuar është e tipit “Range Rover” nën zotërimin e 38-vjeçarit me iniciale B.M., e cila gjithashtu ishte e vjedhur.

Njoftimet e policisë:

Më datë 13. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M. H., vjeç 30, banues në Durrës, pasi nga kontrolli që iu bë mjetit tip “Ferrari” rezultoi i vjedhur në Itali. Neni 141/a i Kodit Penal.

Më datë 13. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin B. M., vjeç 38, banues në Kosovë, pasi më datë 12. 09. 2018, në PKK Port, nga kontrolli që iu bë, mjetit tip “Range Rover” rezultoi i vjedhur jashtë shtetit, i cili u bllokua. Neni 141/a  i Kodit Penal. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095059871673584
array(1) { ["section"]=> string(71) "policia-aksion-ne-durres-bllokon-nje-ferrari-dhe-nje-range-rover-134333" }