Policia amerikane vret një grua me ngjyrë në dhomën e gjumit (Si ndodhi ngjarja-VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 14:09 13-10-2019 Policia amerikane vret një grua me ngjyrë në dhomën e gjumit (Si ndodhi ngjarja-VIDEO) Atatiana Jefferson, viktima

Një grua me ngjyrë është qëlluar për vdekje nga policia e Teksasit, SHBA, nga dritarja e dhomës së gjumit të shtunën. Vrasja ndodhi pasi policia kërkoi që të kontrollojë gjendjen e saj në shtëpi.

Atatiana Jefferson, 28 vjeç ishtë duke qëndruar në rezidencën Fort Worth me nipin e saj tetë vjeçar.

Një fqinj i saj tha se ka thirrur shërbimet publike joemergjente, sepse ishte i shqetësuar kur e pa të hapur derën e shtëpisë së viktimës.

Policia ka publikuar pamjet e siguruara nga kamerat e vendosura në trupat e policëve, ku shihet një përballje që zgjati pak sekonda.

Në pamje shihet policia duke qarkulluar në perimetrin e shtëpisë, kur më pas e shohin një figurë njeriu në dritare. Pasi kërkojnë nga personi që t’i mbajë duart lart, një polic qëllon me armë në xhamin e dritares.

Departamenti i Policisë tha se polici që ka qëlluar me armë, i cili i përket racës së bardhë, është ndier i kërcënuar kur e ka nxjerrë armën.

Ndërkaq, polici është pezulluar përkohësisht deri në zhvillimin e hetimeve për këtë rast, shkruan “BBC”, transmeton Newsbomb.al.

Policia tha që oficerët ofruan kujdes mjekësor urgjent për Xheferson në vendin e ngjarjes, por ajo u shpall e vdekur.

28-vjeçarja ishte duke luajtur 'lojëra video' me nipin e saj para se të shkonte për të hetuar zhurmën jashtë në dritare, sipas një avokati që përfaqësonte familjen e saj.

"Nëna e saj kohët e fundit ishte shumë e sëmurë, kështu që ajo ishte në shtëpi duke u kujdesur për shtëpinë dhe duke dashur jetën e saj," tha avokati Lee Merritt në Facebook. "Nuk kishte asnjë arsye që ajo të vritej. Asnjë. Duhet të kemi drejtësi."

"Jefferson ishte diplomuar në universitet dhe po punonte në shitjen e pajisjeve farmaceutike", shtoi ai.

Të shtënat vijnë më pak se dy javë pasi një oficer policie në detyrë në Dallas u burgos për vrasjen e një njeriu me ngjyrë.

Fqinji James Smith, 62 vjeç, tha që ai kishte kontrolluar banesën vetë para se të telefononte policinë, por nuk arriti të vërente lëvizjen brenda.

"Unë jam i tronditur. Jam i shokuar, i mërzitur. Dhe mendoj se është pjesërisht faji im," i tha zoti Smith gazetës Star Telegram. "Nëse nuk do ta kisha telefonuar kurrë departamentin e policisë, ajo do të ishte akoma gjallë."

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0053319931030273
array(1) { ["section"]=> string(91) "policia-amerikane-vret-nje-grua-me-ngjyre-ne-dhomen-e-gjumit-si-ndodhi-ngjarja-video-181873" }