Policia angleze në kërkim të 17 vjeçarit shqiptar, i zhdukur prej 4 ditësh, jep përshkrimin e tij

Publikuar tek: bota, më 17:11 25-09-2015 Policia angleze në kërkim të 17 vjeçarit shqiptar, i zhdukur prej 4 ditësh, jep përshkrimin e tij

Policia angelze është e shqetësuar për adoleshentin shqiptar, Idriz Puci, 17 vjeç, i cili është zhdukur nga shtëpia e tij në Heathfield. 17 vjeçari është parë për herë të fundit pranë banesës së tij më 21 shtator në orën 22:00.

Policia e ka përshkruar shqiptarin si të bardhë, 152 cm, i dobët, flokë të shkurta ngjyrë kafe, ndërsa në qafë mban një varse ngjyrë të zezë.

Koorditantori për njerëzit e humbur, Shannon Marchesani ka thënë: “Idrizi shkon shpesh të Brighton të takojë komunitetin shqiptarë të qytetit, por mund të ketë udhëtuar edhe drejt Londrës. Jemi të shqetësuar për të pasi ai nuk njeh asnjë në këtë vend dhe është i turpshëm e i pambrojtur.”

Çdo njeri që mund ta ketë parë Idrizin ose ka informacion për të mund të kontaktojë me policinë angleze në adresën e email: [email protected] ose të telefonojë në 101 duke cituar serialin 0535 nga 22/09.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01193904876709
array(1) { ["section"]=> string(101) "policia-angleze-ne-kerkim-te-17-vjecarit-shqiptar-i-zhdukur-prej-4-ditesh-jep-pershkrimin-e-tij-21659" }