Policia arreston 3 trafikantët që u kapën dje me 138 kile drogë, mes tyre një GRUA dibrane (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:41 23-02-2017 Policia arreston 3 trafikantët që u kapën dje me 138 kile drogë, mes tyre një GRUA dibrane (EMRAT)

Ditën e djeshme u sekuestruan nga policia 138 kg lëndë narkotike kanabis si rezultat i operacioneve të njëpasnjëshme në Dibër e sakaq, policia bën me dije se ka arrestuar në flagrancë tre persona, mes të cilëve një grua.

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga  Specialistët për Narkotikët është bërë  arrestimi në flagrancë i  shtetasve:

Aleksandër Topore, 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Armbajtje pa leje në banesë”.

K.S, 17 vjeç, banues në fshatin Fushë-Kastriot, Dibër, për veprën  penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Vahide Hoxha, 36 vjeçe, banuese në fshatin Vakuf, Dibër, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, bën me dije policia.

Gjithashtu, sipas policisë,  është shpallur në kërkim shtetasi  M.S, banues në fshatin Fushë-Kastriot, Dibër, pronari i banesës, i dyshuar për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, “Armbajtje pa leje në banesë”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë është gjetur dhe sekuestruar dhe një armë zjarri.

“Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokuorisë  së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Për një muaj e gjysmë lushnjari rrihte keq nënën dhe të motrën, policia e prangos (DETAJET)
Motoçikleta përfundon nën rrotat e autobusit të Fierit, në gjendje të rëndë drejtuesi (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010975122451782
array(1) { ["section"]=> string(101) "policia-arreston-3-trafikantet-qe-u-kapen-dje-me-138-kile-droge-mes-tyre-nje-grua-dibrane-emrat-69676" }