Policia arreston 4 persona, një prej tyre kërkohej për “vrasje në tentativë”

Publikuar tek: aktualitet, më 15:28 13-04-2015 Policia arreston 4 persona, një prej tyre kërkohej për “vrasje në tentativë”

Policia ka mundur të arrestojë katër persona të cilët ishin shpallur në kërkim më parë për vepra të ndryshme penale.  Në Shkodër është kapur 41-vjeçari Alban Ballçiti i cili më parë është dënuar me 6 vite burg për “vrasje të mbetur në tentativë”.

Policia e Korçës ka vënë në pranga 22-vjeçarin Alban Guri, banues në Tiranë i cili u kap në dalje të Goricë, i dënuar me  një vit burg për vjedhje.

Në Kukës është arrestuar shtetasi në kërkim Bilbil Cara, 41 vjeç dhe banues në Lusën, ndaj tij ishte marrë  masa e sigurisë “arrest me burg” për vjedhje.

Shtetasi në kërkim Ardian Mimini, 53-vjeçar u ndalua në Korçë u dënua me 5 vite burg për “prodhim dhe armëmbajtje pa leje” si dhe “vrasje nga pakujdesia”.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha takon Elhaidën para konkurimit në Eurovision
Teqeja e Melçanit, Lame: Si mund shkatërrohet një monument duke harxhuar edhe një thes me para »
Article Logic
Execution time: 0.01118016242981
array(1) { ["section"]=> string(78) "policia-arreston-4-persona-nje-prej-tyre-kerkohej-per-vrasje-ne-tentative-8588" }