Policia arreston 48 vjeçarin, goditi për vdekje një person

Publikuar tek: aktualitet, më 19:11 22-04-2015 Policia arreston 48 vjeçarin, goditi për vdekje një person

Policia e Korçës ka arrestuar një shtetas 48 vjeçar, për shkak se ndaj tij Gjykata e Korçës, kishte dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”. Ndaj Fluturim Karamanllari, Gjykata ka dhënë këtë masë pasi akuzohet si autor i plagosjes me mjete të forta të një shtetasi me iniciale A.M, i cili ka ndërruar jetë dy ditë më pas për shkak të plagëve të marra.

“Më datën 13.04.2014, rreth orës 12.30 , në vendin e quajtur kryqezimi i zjarrfikses, shtetasit Fluturim Karamanllari, në bashkëpunim me shtetasit A.L dhe A.Z, janë goditur me sende të forta për motive të dobta me shtetasit A.M, L.SH, A.M dhe D.E, (pasi ishin grindur më para në një lokal të zonës) dhe nga goditjet shtetasi A.M është transportuar në spitalin civil Korçë së bashku me shtetasin L.SH me demtime trupore. Shtetasi A. M. për shkak të dëmtimeve në kokë është dërguar fillimisht në repartin e reanimacionit ne spitalin civil Korçë dhe më pas në spitalin e traumës Tiranë në gjendje të rëndë për jetën dhe pas dy ditësh ka ndërruar jetë”, sqaron Policia se si ka ndodhur ngjarja.

Prokuroria ka kërkuar më 18 prill të këtij viti nga Gjykata e Korçës, urdhër ekzekutimi për  arrestimin e Karamanllarit.

“Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për shtetasin Fluturim Karamanllari, më datën 18.04.2015, ka dërguar urdhër ekzekutimi, për ekzekutimin e Vendimit Penal nr 138 datë 17.04.2015, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë ka vendosr masën e sigurisë“Arrest në burg” për të dyshuarin e veprës penale të “Plagosjes së rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim “ të shtetasit A. M. dhe “Plagosjes së lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim” të shtetasit L.SH”,vepra këto të parashikuara nga nenet 88/1 dhe 25 dhe 89 - 25 te Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

Shtetasi Fluturim Karamanllari, ishte fshehur në Prenjas të Rrethit Librazhd dhe sot pas informacioneve të marra në rrugë operative se ishte duke u kthyer në qytetin e Korçës është kapur nga ana Policia në lagjen nr 8 tek zona e ish fabrikës së tullave, Korçë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako merr gradën “drejtues madhor”
Memaliaj/ Polici vret veten me armën e shërbimit »
Article Logic
Execution time: 0.010695934295654
array(1) { ["section"]=> string(62) "policia-arreston-48-vjecarin-goditi-per-vdekje-nje-person-9453" }