Policia arreston dy persona në Kapshticë, tentuan të korruptonin policin

Publikuar tek: aktualitet, më 20:00 29-04-2015 Policia arreston dy persona në Kapshticë, tentuan të korruptonin policin

Policia Kufitare e Kapshticës ka arrestuar sot dy persona për shkak se kanë tentuar të korruptojnë efektivin e policisë.

Shtetasit me iniciale L.M., 41 vjeç dhe N.H., 26 vjeç, kanë tentuar të korruptojnë Shefin e Stacionit dhe përgjegjësin e turnit duke iu ofruar atyre një sasi lekësh.

Duke dalë nga Republika e Shqipërisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës, tentuan të korruptonin Shefin e Stacionit dhe përgjegjësin e turnit duke iu ofruar një sasi lekësh, për të kaluar kufirin pasi nuk plotësonin kriteret për të udhëtuar në vendet e BE.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë,për veprën penale të “Korrupsioni aktiv”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çako-Cannon: Britania e gatshme të asistojë në ngritjen e Byrosë së Hetimit
Dhunohet mjeku në spitalin e Laçit, policia arreston 26 vjeçarin »
Article Logic
Execution time: 0.011281967163086
array(1) { ["section"]=> string(77) "policia-arreston-dy-persona-ne-kapshtice-tentuan-te-korruptonin-policin-10006" }