Dy persona janë arrestuar gjatë një kontrolli nga policia në Tiranë, ku u gjetën 12 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa.
Olger Myrtezai, 30 vjeç dhe Sokol Durmishllari, 27 vjeç janë arrestuar teksa po udhëtonin nga Korça në drejtim të Yzberishtit me automjetin tip “Golf” të zi me targa “AA805AM”. Policia ka mundur të gjejë pas kontrollit sasinë prej 12 kg kanabis të fshehura në automjet.