Policia arreston vëllain dhe kushëririn e kryebashkiakut të Mallakastrës: Droni filmoi parcelën me drogë pranë tokës së tyre

Publikuar tek: aktualitet, më 18:15 06-06-2020 Policia arreston vëllain dhe kushëririn e kryebashkiakut të Mallakastrës: Droni filmoi parcelën me drogë pranë tokës së tyre Kryebashkiaku i Mallakastres Qerim Ismailaj

Vëllai dhe kushëriri i kryebashkiakut socialist të Mallakastrës Qerim Ismaili, janë arrestuar dje në mbrëmjen nga Policia pasi gjatë kontrollit me dron të territorit pranë tokës së tyre është konstatuar një parcelë me kanabis.

Newsbomb.al mëson se dy të arrestuarit P.Ismailaj 44 vjeç dhe M. Ismailaj 27 vjeç janë pikërisht familjarët e kryebashkiakut Qerim Ismailaj. Gjatë kontrollit të ushtruar me dronë në zonën e Çorrushit në Mallakstër, fshati i origjinës i kryebashkiakut Ismailaj, u konstatua parcela me drogë e tyre.

Menjëherë ekipet e Policisë kanë shkuar në terren dhe kanë konstatuar se pranë tokës së vëllait dhe kushëririt të kryebashkiakut socialist të Mallakastrës ishin mbjell 95 bimë narkotike canabis sativa. Materialet për rastin i kanë kaluar Prokurorisë së Fierit për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Deri në këto momente nuk ka asnjë reagim nga kryebashkiaku Qerim Ismailaj apo dhe nga strukturat vendore e qëndrore të Partisë Socialiste, pasi familjarët e të zgjedhurit të Mallakastrës janë kapur në flagrancë duke kultivuar kanabis.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096979141235352
array(1) { ["section"]=> string(130) "policia-arreston-vellain-dhe-kusheririn-e-kryebashkiakut-te-mallakastres-droni-filmoi-parcelen-me-droge-prane-tokes-se-tyre-209310" }