Policia arriti të bindte dje banorin që kundërshtoi shembjen e shtëpisë së tij dhe më në fund ai zbriti nga rrënojat e shtëpisë te Stacioni i Trenit në Tiranë. Banori kundërshtoi e shtëpisë ku banonte. Kryeqytetasi Shaban Tresa refuzoi të linte shtëpinë e tij dhe fadromat që ishin gati për t’ia prishur ndeshën në rezistencën e Tresës. Policia kaloi disa minuta duke biseduar me të. Shtëpia e Tresës është te zona e Stacionit të Trenit, ku do vazhdojnë punimet për ndërtimin e Bulevardit të Ri të Tiranës dhe nga ajo që mësohet është se shtëpia e tij është vlerësuar vetëm me 10 milionë lekë të vjetra, shumë të cilën Tresa e refuzoi.Sipas asaj që ka kundërshtuar edhe në protestat paraardhëse, bashkë me fqinjë të tij, shuma prej 10 milionë lekësh nuk është e drejtë, për shkak se ata e kanë të pamundur të blejnë një shtëpi tjetër me këto para. Fatmirësisht Tresa ka zbritur, pa patur pasoja për shëndetin e tij.