Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Rexhepaj”, duke zbuluar dhe asgjesuar 1060 rrënjë bimë narkotike e llojit kanabis sativa.
Bima narkotike është zbuluar në dy fshatra të Vlorës, në Rexhepaj dhe Vajzë, e ndarë në 7 parcela.
Në fshatin Rexhepaj, në vendin e quajtur Çezma Jahe, rreth 100 m larg rrugës nacionale ‘Karbunar-Poçem”, u gjetën dhe u asgjësuan 3-parcela 637-bimë narkotike Kanabis, me gjatësi nga 30 cm deri në 60 cm.
Në fshatin Vajzë, në mesin e pullit, në vendin e quajtur Pylli Çobe, u gjetën dhe u asgjësuan 4-parcela me 423-bimë narkotike Kanabis me gjatësi nga 25 cm deri në 100 cm.
Asgjesimi i bimës është bërë me anë të diegjes, ndërsa po punohet për identifikimin e dhe arrestimin e kultivuesve.