Një video prekëse po qarkullon orët e fundit në rrjetet sociale.
Por, reagimi i këtij të fundit, i cili duket se shpresat e fundit i kishte tek ato mbetje është vërtetë prekës.
Video është publikuar nga gazetari Flavio Qarri, ndërsa shkruan: Nje memec po qante dje per komodinen e tij. Nga puna ne terren kam pare shume por skena e djeshme me la nje shije makabre. Nje kanaçe mbledhes pa fuqine e shtetit. Zoteria ishte memec. Kishte nje biciklete, nje thes me kanaçe dhe nje komodine per pasuri. 3 police bashkiake, 2 punonjes te mbeturinave dhe nje kamionçine i treguan qe ketu ka shtet. Nuk kundershtoi per asgje. Fatkeqesisht po "ulerinte" per komodinen e drunjte perballe uniformave te drunjta. Po ulerinte duke treguar nga zoti se ajo dreq komodine ishte tija dhe gjithcka tjeter mund ta merrnin. U dashurova serish me lagjen qe u mblodhen rreth memecit dhe e asistuan”.