Një makinë e Policisë Bashkiake ka parkuar në mënyrë flagrante mbi trotuar në afërsi të shkollës "Pjetër Budi".
Një gjë e tillë është kapur nga një qytetar i cili e ka denoncuar këtë në Komisariatin Dixhital dhe kjo shkelje është mbyllur në “historitë e suksesit” të policisë që duam me Komisariatin Dixhital. Menjëeherë pas raportimit, policia ka shkuar në vendngjarje, ka verifikuar rastin dhe si përgjigje të problemit qytetari ka marrë: “I zgjidhur”.