Policia belge ka vënë në pranga “një mafioz shqiptar” dhe të vëllain, siç raportohet në mediat belge online. Safet Rustemi, i dyshuar për disa vrasje është arrestuar dhe mbahet në burgun San Gilles. U arrestua për prostitucion dhe konspiracion kriminal.
31 vjeçari konsiderohet për autoritetet belge si drejtues i një bande përgjegjëse për “shumë vrasje” në vendin e tij. Banda fillimisht merrej me prostitucion në Italinë veriore. Në korrik 2014 gjykata italiane ndërmori një aksion të gjerë kundër grupit e më pas Safet Rustemi dhe vëllai i tij Sead dhe anëtarë të tjerë të bandës u zhvendosën në Belgjikë. Në një kohë të shkurtër krijuan rrjetin e tyre të prostitucionit. Banda ka qenë e përfshirë edhe në trafikun e drogës por edhe grabitje në disa bare. Në Belgjikë, prokurori publik thotë se Safet Rustemi u përfshi edhe në të shtëna në Vilvoorde dhe Ganshoren. Tetorin e kaluar policia arriti ti ndalojë. Safet dhe Sead Rustemi së bashku me bashku me bashkëpunëtorët u akuzuan për prostitucion e trafik.