Policia ‘bën kërdinë’, gjobit 765 qytetarë që s’kishin maska. E pësojnë me 10 mln lekë dhe 3 pronarë lokalesh (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:41 31-10-2020 Policia ‘bën kërdinë’, gjobit 765 qytetarë që s’kishin maska. E pësojnë me 10 mln lekë dhe 3 pronarë lokalesh (VIDEO)

Policia e Shtetit vijon të ndëshkojë qytetarët që nuk zbatojnë masat e vendosura me qëllim parandalimin e koronavirusit në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur 765 qytetarë që nuk mbanin maska, ndërsa 3 pronarë lokalesh janë gjobitur me nga 10 milionë lekë të vjetra, pasi nuk respektuan protokollet e sigurisë.

Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit.

Policia e Shtetit

Ndëshkohen me masën administrative 3.000 lekë, 765 qytetarë që lëviznin pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, ndëshkohen me masën 1.000.000 lekë secili, 3 administratorë lokalesh, pasi nuk respektuan protokollet e sigurisë.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. 

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë evidentuar 765 qytetarë që nuk kishin maskat mbrojtëse, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 3 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë.

Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shifrat në 24 orë: Ulet numri i infektimeve të reja me koronavirus, rritet numri i viktimave në Shqipëri (SHIFRAT)
Lajm i hidhur, mes viktimave nga tërmeti në Izmir është edhe një shqiptare, u gjet e përqafuar me të birin (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.011567115783691
array(1) { ["section"]=> string(118) "policia-ben-kerdine-gjobit-765-qytetare-qe-s-kishin-maska-e-pesojne-me-10-mln-leke-dhe-3-pronare-lokalesh-video-225935" }