Policia bën kontroll ‘spontan’ në “Eurolloto”, gjen disa klientë me thika e pistoleta në brez

Publikuar tek: aktualitet, më 20:59 05-01-2017 Policia bën kontroll ‘spontan’ në “Eurolloto”, gjen disa klientë me thika e pistoleta në brez

Klientë me pistoleta dhe thika në brez janë kapur gjatë një kontrolli të befasishëm në një pikë bastes “Eurolloto”.

Ngjarja e rrallë ka ndodhur në Shkodër ku gjatë një kontrolli nga FNSH për kapjen e personave që qarkullojnë pa leje janë gjetur tre persona, njëri me pistoletë në brez dhe dy të tjerë me thikë dhe dorezë metalike.

Njoftimi:

Kapet dhe arrestohet në një pikë Eurolloto një shtetas me armë zjarri Pistoletë "TT" që e mbante në brez.

Gjithashtu gjatë kontrolleve, po në të njëjtën pikë Eurolloto është arrestuar një tjetër shtetas pasi është kapur me thikë me vete.

Si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë një 17 vjeçar pasi është kapur me një dorezë  boksi metalike.

Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, për marrjen e masave për rritjen e parametrave të rendit e sigurisë,  në orët  e mbrëmjes në qytetin e Burrelit, efektivat e  Komisariatit të Policisë Mat, në bashkpunim me F.N.Sh Shkodër, mbi bazën e informacioneve të administruara, kanë ushtruar kontrolle në mjedise të ndryshme (lokale eurolloto e tjera ) të qytetit të Burrelit për kapjen në flagrancë të personave që mbajnë dhe qarkullojnë me armë pa leje, personat që shpërndajnë e trafikojnë lëndë narkotike, për personat e shpallur në kerkim, etj.

Si rezultat i këtyre kontrolleve në një pikë eurolloto është kapur në flagrancë   me armë në brez shtetasi : Gerson Pasha 22 vjeç, banues në Burrel, i cili u arrestua  për veprën penale “Mbajte pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Gazmir Lala 30 vjeç, banues në Burrel, i cili u kap gjatë kontrollit në të njëjtin lokal pike bastesh me thikë  me vete , i cili u arrestua  për veprën penale “Mbajte pa leje të armëve të ftohta”.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasi; L.L, 17 vjeç, banues në Burrel, pasi u kap gjatë kontrolleve me një dorezë boksi metalike që e mbante me vete. Porcedimi filloi  për veprën penale “Mbajte pa leje të armëve të ftohta”.

Arma e zjarrit Pistoletë "TT", thika dhe doreza e boksit metalike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme

Sdorezanshot_1.jpg

pistgoleta_1.jpg

thikaaas1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E përdhunojnë dy persona, 19-vjeçarja ndryshon dëshminë pas kërcënimit me jetë
Nisin rreshjet e para të dëborës në Durrës (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.012133121490479
array(1) { ["section"]=> string(94) "policia-ben-kontroll-spontan-ne-eurolloto-gjen-disa-kliente-me-thika-e-pistoleta-ne-brez-64688" }