Policia bën namin në Durrës dhe Fushë-Krujë, gjobit me 10 milion lekë 3 lokale që organizuan dasma kundër masave të Covid, 2 prej tyre u mbyllet aktivititeti

Publikuar tek: aktualitet, më 13:14 14-08-2020 Policia bën namin në Durrës dhe Fushë-Krujë, gjobit me 10 milion lekë 3 lokale që organizuan dasma kundër masave të Covid, 2 prej tyre u mbyllet aktivititeti Ilustruese

3 lokale në Durrës dhe në Fushë-Krujë kanë marrë gjobë me nga 10 milion lekë pasi kanë organizuar dasma në kundërshtim me masat anti-Covid.

 

Ndërkaq për dy prej tyre ka vendosur t’u mbyllë aktivitetin për 6 muaj pasi e kanë shkelur ligjin në mënyrë të përsëritur.

Detaje nga policia: Policia e Qarkut Durrës ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, 3 pronarë subjektesh dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, 2 prej tyre, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Fushë Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit Xh. B., i cili në mënyrë të përsëritur organizonte ceremoni martesore.

Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Gjithashtu ky subjekt është ndëshkuar dhe nga ISHP.

Për subjektin me pronar shtetasin D. Q., në Katund të Ri, shërbimet e Policisë kanë vendosur 2 herë masë administrative 1.000.000 lekë, si dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi në mënyrë të përsëritur ka organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

Për subjektin në lagjen nr.15, Spitallë, Durrës, me pronar shtetasin S. P., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, pasi ka organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

Policia e Durrësit apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me  qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0080311298370361
array(1) { ["section"]=> string(162) "policia-ben-namin-ne-durres-dhe-fushe-kruje-gjobit-me-10-milion-leke-3-lokale-qe-organizuan-dasma-kunder-masave-te-covid-2-prej-tyre-u-mbyllet-aktivititeti-217110" }