Pak orë pas deklaratave të kreut të opozitës, Lulzim Basha për zhvillimin e protestës së madhe, policia e Tiranës njofton masat që do të marrë për sigurinë e manifestuesëve.
Sipas policisë, protesta nis zyrtarisht në orën 12.00 deri në 16.00.
Bllokime të trafikut do të ketë në kryqëzimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me atë të “Zhan Dark”, në kryqëzimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me atë të Bajram Currit.
Po ashtu, policia njoftoi se do të ndalohet parkimi i automjeteve nga kryqëzimi i rrugës “Myslym Shyri” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe rrugën “Ismail Qemali”, vetëm për periudhën 12.00-16.00.
Ndërkohë, kreu i PD-së, Basha gjatë një takimi me aleatët paraditën e sotme tha se protesta nuk ka orar se kur do të përfundojë. Megjithatë, kjo mbetet për tu parë...