Policia britanike heton fotot në internet të trupit të futbollistit argjentinas Sala

Publikuar tek: bota, më 18:39 28-04-2019 Policia britanike heton fotot në internet të trupit të futbollistit argjentinas Sala Emiliano Sala, futbollisti i Nantes qe humbi jeten ne nje aksident ajror

Policia britanike njoftoi sot se po hetonin një foto të raportuar që ishte postuar në internet, ku dyshohej që ishte e trupit të futbollistit argjentinas Emiliano Sala, i cili humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti ajror.

Futbollisti 28 vjeçar, më 21 janarit, po fluturonte nga klubi i tij i mëparshëm Nantes në Francë, drejt Uellsit, për t'u bashkuar me ekipin e Cardiff City-t, në momentin kur avioni në të cilin ai gjëndej, u zhduk nga radarët.

Avioni i rrëzuar u gjend më 3 shkurt, pas një kërkimi disa ditor dhe trupat u gjendën tre ditë më vonë. Pas gjetjes trupi i Emiliano Sala u dërgua në Argjentinë ku edhe u varros.

Gjatë një deklarate për mediat, zëdhënësja e policisë britanike u shpreh se ishin në dijeni që një person kishte publikuar foto të trupittë futbollistit argjentinas në rrjetet socilae, foto e cila ishte bërë virale.

‘Ne jemi në dijeni se një fotografi që raportohet të jetë nga trupi i futbollistit Sala është shpërndarë në rrjetet sociale dhe është shumëe ulët nga ana e atij personi që e ka bërë këtë. Ne po hetojmë këtë incident dhe po punojmë së bashku me një numër agjencish për të përcaktuar se si është marrë fotografia e trupit të Sala dhe kush është përgjegjës për këtë gjë’, ka thënë zëdhënësja e Policisë britanike.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012265205383301
array(1) { ["section"]=> string(91) "policia-britanike-heton-fotot-ne-internet-te-trupit-te-futbollistit-argjentinas-sala-162187" }