Policia britanike ka shpallur në kërkim dy të rinj shqiptarë, të cilët akuzohen për armëmbajteje pa leje dhe trafikim droge.
Policia bën me dije se të rinjtë janë: Orges Dema dhe Olsi Fizlaj të dy 20 vjeç. Sakaq, polica thotë se të rinjtë u arrestuan në dhjetor të vitit 2016, por u lanë të lirë me kusht për hetime të mëtejshme.
Po ashtu ata nuk përmbushën detyrimin për tu paraqitur në shkurt të vitit 2017.
Ndërsa në mediat britanike qarkullon lajmi se nuk është mësuar ende nëse të rinjtë janë për momentin bashkë. Ndërkohë policia ka publikuar numrat e kontaktit që për këdo që i sheh të telefonojë në numrin 101.