Policia depërton në rrjetin sekret të krimit të organizuar, arrestohen 6 shqiptarë në Britani

Publikuar tek: bota, më 18:34 08-07-2020 Policia depërton në rrjetin sekret të krimit të organizuar, arrestohen 6 shqiptarë në Britani

Në mesin e sjumë të arrestuarve për një sërë veprash penale në Britani të Madhe janë edhe 6 shqiptarë. Autoritetet britanike në bashkëpunim me ato franceze dhe belge ndërhynë në serverat e EncroChat, një nga rrjetet sekrete më të mëdha në botë të krimit të organizuar.

Në pranga kanë përfunduar shqiptarët, Alsi Vata, 24 vjeç, Begin Pupla, Alex Kukaj, Agron Kukaj, Besim Hoxhaj dhe Julian Agalliu, shumica banues në Londër. Ata akuzohen për shitje të lëndëve narkotike si kokainës apo hashash si dhe për trafik armësh.

Alsi Vata, 24 vjeç, u arrestua nga oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit të enjten në mëngjes. Ai do të paraqitet në Gjykatën e Leeds më 17 korrik, bëjnë me dije mediat angleze.

I riu u arrestua në kuadër të operacionit “Venetic”, i cili kishte në shënjestër platformën e koduar EncroChat.

Peter Stevens, Komandanti i Degës në NCA, tha: “Është e pamohueshme niveli i dhunës dhe shfrytëzimit që janë të lidhura me drogë dhe armë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. Trajtimi i rrjeteve që fshihen pas këtij lloji të kriminalitetit është përparësi për NCA dhe Operacioni Venetic është përparimi ynë më domethënës në luftën kundër krimit të organizuar”.

Policia gjithsej ka sekuestruar rreth 54 milionë paund pasuri si dhe ka arrestuar 746 persona.

 leket.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086910724639893
array(1) { ["section"]=> string(99) "policia-deperton-ne-rrjetin-sekret-te-krimit-te-organizuar-arrestohen-6-shqiptare-ne-britani-213257" }