Policia e emigracionit britanik arreston 17 shqiptarë që punonin ilegalisht në Londër

Publikuar tek: bota, më 21:38 26-03-2019 Policia e emigracionit britanik arreston 17 shqiptarë që punonin ilegalisht në Londër Policia e emigracionit britanik

Zyra e Emigracionit në Britaninë e Madhe ka bërë të ditur se ka arrestuar 17 emigrantë të paligjshëm shqiptarë, të cilët punonin në zonën e Brighton Road, në Londër.

 

Duke vepruar së bashku me inteligjencën britanike, oficerët e policisë së emigracionit, të mbështetur nga Policia e zonës së Sussex, vizituan vendin e ndërtimit në zonën e Brighton Road në Londër.

Zëdhënësi i Zyrës së Emigracionit tha se kontrollet e policisë së emigracionit gjetën shtatëmbëdhjetë burra që punonin ilegalisht. Dhjetë persona në moshat nga 18-31 vjeç ishin nga Shqipëria dhe shtatë të tjerë  28-63 vjeç, ishin nga India.

Njëmbëdhjetë burra, nëntë shqiptarë dhe dy indianë, kishin hyrë ilegalisht në Britani të Madhe ndërkohë një shqiptar dhe pesë indianë, kishin hyrë me vizat e tyre. Të gjithë janë aktualisht në paraburgim të burgut të emigracionit në pritje të deportimit nga Britania e Madhe’, deklaroi zëdhënësi i Zyrës së Emigracionit.

Të gjithë punonjësit jetonin në zonën e Sussex dhe janë kontrolluar nga policia e emigracionit në të drejtën për të punuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012201070785522
array(1) { ["section"]=> string(92) "policia-e-emigracionit-britanik-arreston-17-shqiptare-qe-punonin-ilegalisht-ne-londer-158021" }